Mustafa: E votojmë Qeverinë Kurti, por jo pa këto kushte

19:16 | 30 Janar 2020

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ende sheh gjasa për marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, por pa hequr dorë nga oferta e LDK-së që përfshin kërkesën që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie.

Në intervistën dhënë RTV 21, lideri i LDK-së Mustafa në rast të dështimit të marrëveshjes me Vetëvendosjen, lë të hapur mundësinë që LDK-ja ta votojë qeverinë e pakicës, të propozuar nga Vetëvendosje, por me kusht që të dihet se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë dhe çfarë i ofron Kosovës.

Ne do ta votojmë një qeveri të tillë, por jo pa kushte. Ne duhet të dijmë se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë, çka i ofron Kosovës, sepse nuk kemi mundësi që jashtë përgjigjësisë tonë të votojmë e pastaj mos të dimë se çfarë do të bëjnë ajo qeveri”, ka thënë Mustafa. /ORAinfo/

Komento: