Fillon mbledhja e Kryesisë, vendoset për seancën ku votohet qeveria Kurit

09:25 | 31 Janar 2020

Ka nisur në Kuvend të Kosovës mbledhja e kryesisë e thirrur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Për diskutim është një pikë e vetme e rendit të ditës, ajo për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e Qeverisë së re.

Kjo u bë me kërkesë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet me 3 shkurt, një ditë para se të përfundon afati për mandatarin.

Komento: