Mustafa: LDK s’ka plan ‘B’, partneri i vetëm është VV

13:35 | 31 Janar 2020

Deputeti i LDK thotë se partneri i vetëm i tyre janë VV, kemi vullnet për marrëveshje.

Deputeti nga radhë e LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se partia e tij vazhdon të ketë vullnetin për një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se kanë të qartë që i vetmi partner për qeverisje është partia e Albin Kurtit.

“E kemi bërë të qartë që i vetmi partner është Lëvizja Vetëvendosje. Kemi vullnetin që të kemi një marrëveshje me Vetëvendosjen”, tha ai.

I pyetur se a do të ketë kryeministër të hënën, ai tha se beson që do të ketë.

Komento: