Molliqaj ‘sulmon’ Kurtin, thotë se ai do ta zvogëlojë demokracinë në vend

22:10 | 31 Janar 2020

Molliqaj ka thënë se Kurti do ta zvogëlojë demokracinë në vend.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është caktuar mandatar për formimin e qeverisë së re të vendit.

Molliqaj ka paralajmëruar në emisionin “A Shoë”, në televizionin T7, se Kurti si kryeministër i Kosovës “do ta zvogëlojë demokracinë në vend”.

“Marrëdhënia me media dhe shoqërinë civile do të jetë edhe më e keqe”, ka shtuar ish-sekretari i VV’së.

Sipas Molliqajt, qeveria e mundshme e Kurtit do të karakterizohej me dështime “në rrafshet makro”.

“E ka një model të dështuar ekonomik, vetëm nga forcat e brendshme”, është shprehur ai.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nuk beson që Kurti do të dështonte në qeverisje sa i përket rrafsheve të vogla.

Komento: