
Haradinaj i ka mbledhur ministrat e kryetarët e komunave të tij.
Në një restaurant ata po zhvillojnë darkë pune. Në një postim të tij, Ramush Haradinaj ka thënë se po diskutojnë për aktualitetin politik në vend e për të ardhmen e AAK-së.
Nikoqiri, Ardian Gjini është bashkë me Haradinajn në krye. A nenkupton se Gjini po e merr bekimin e të gjithëve për kryetar të AAK-së.
“Darkë pune në Gjakovë me ministra, kryetarë komunash, deputetë, ish-kryetarë e bashkëpunëtorë, të shtruar nga kryetari Ardian Gjini. Kënaqësi të diskutojmë me njerëz të përkushtuar rreth aktualitetit politik, çështjeve që na preokupojnë dhe punëve që na presin si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
AAK ka deklaruar sot se nuk e voton të hënën Qeverinë e Albin Kurtit.