Albin Kurti i jep Kryeparlamentarin LDK-së?

00:05 | 01 Shkurt 2020

Duket se marrëveshja mes VV-së e LDK-së do të arrihet së shpejti.

Duke u afruar momenti për votimin e Qeverisë së re, Albin Kurti duket se ka shkelur edhe një premtim tjetër të tij, atë që nuk do të pranojë ta largojë Glauk Konjufcën nga posti i kryeparlamentarit, në mënyrë që t’i hapë rrugë marrëveshjes për koalicion qeverisës me LDK-në.

Por, burime të lajmit thonë se Albin Kurti tashmë e ka vendosur që ta pranojë kërkesën e Isa Mustafës dhe t’ia kërkojë Glauk Konjufcës dorëheqjen nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që vetë të zgjidhet kryeministër në seancën e së hënës.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të ketë takime mes ekipeve të tyre, në tentim për arritjen e marrëveshjes.

Komento: