Dy ditë para seancës, Isa Mustafa mbledh kryesinë

12:08 | 01 Shkurt 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur disa prej anëtarëve të kryesisë në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.

Kjo mbledhje po mbahet dy ditë para seancës për votimin e kabinetit qeveritar të mandatarit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kryesia e LDK-së është mbledhur edhe dje, ku pas mbledhjes nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se të hënën nuk do të votohet qeveria e pakicës, duke u shprehur optimist se marrëveshja mes dy partive do të ndodhë. /ORAinfo/

Komento: