Anton Quni thotë se nuk është mbledhur Kryesia e LDK-së: jemi vetëm në konsultime

13:05 | 01 Shkurt 2020

Anton Quni thotë se nuk është mbledhur Kryesia e LDK-së.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se sot nuk është mbledhur Kryesia e kësaj partie dhe se tani në selinë qendrore të LDK-së janë duke u zhvilluar vetëm konsultime.

Kështu ka thënë ai për Klan Kosovën, duke mos pranuar që të japë më shumë detaje se për çfarë janë duke u zhvilluar këto konsultime.

Kujtojmë se ky vikend është vendimtar për arritjen e një koalicioni VV-LDK sepse tashmë është caktuar për të hënën (03 shkurt 2020), të mbahet seanca plenare e Kuvendit për të votuar për Qeverinë e re.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Komento: