Ky është aktiviteti i fundit i Haradinajt si kryeministër

17:01 | 01 Shkurt 2020

Haradinaj do ta ketë edhe një aktivitet, me gjasë të fundit në rolin e kryeministrit.

3 shkurti do të jetë data kur Kosova me gjasë do ta ketë kryeministrin e ri.

Të hënën edhe zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës do të votohet përbërja e Qeverisë së re të kryesuar nga Kurti, shkruan lajmi.

E nëse ka marrëveshje me LDK-në, lideri i VV-së, Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër duke pasur kështu Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje më 19 korrik të vitit të kaluar.

Për nesër, Haradinaj do ta ketë edhe një aktivitet, me gjasë të fundit në rolin e kryeministrit.

Siç njofton zyra e tij, Haradinaj do të marrë pjesë në shënimin e 30 vjetorit të Nismës për Pajtimin e Gjaqeve në Deçan.

Seanca për votimin e Qeverisë mbahet të hënën me fillim prej orës 11:00.

Komento: