Jep dorëheqje Glauk Konjufca, arrihet marrëveshja VV-LDK?

17:04 | 01 Shkurt 2020

Konjufca tërhiqet.

Është arritur marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Vetëvendosjes e LDK-së.

Burime të afërta me këto parti i kanë thënë KTV-së se Glauk Konjfuca do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit dhe do të kalojë në një post të lartë qeveritar.

Kujtojmë se prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.

Komento: