Deputetja e VV-së: Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti

19:12 | 01 Shkurt 2020

Arbërie Nagavci thotë se të hënën do të formohet qeveria Kurti.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, është shprehur optimiste se ditën e hënë do të votohet Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

E pyetur nga KosovaPress për raportimet se a është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për bashkëqeverisje, Nagavci është përgjigjur shkurt për këtë.

“Të hënën do të kemi Qeverinë Kurti”, tha ajo.

Ndërkaq, pak pak LDK pritet të dalë me një komunikatë për media ku pritet të sqarohet e gjithë situata.

Komento: