
Agim Bahtiri ka konfirmuar se Konjufca është tërhequr nga pozita e kryeparlamentarit.
Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se koalicioni VV-LDK do të arrihet dhe të hënën do të votohet Qeveria Kurti.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të dëshmohet konstruktive dhe e vullnetshme për ta krijuar Koalicionin e Shpresës”.
“Kryeparlamentari Konjufca është shprehur i gatshëm të tërhiqet nga posti aktual për t’i hapur rrugë Qeverisë VV-LDK”, tha Bahtiri për Klan Kosovën.