A është arritur marrëveshja me LDK-në? Deklarohen nga VV-ja

19:33 | 01 Shkurt 2020

Edhe pse është raportuar në media, VV e kanë mohuar arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

Për KosovaPress, nga VV kanë thënë se ka spekulime e hamendësime, por që opinioni do të njoftohet në momentin kur ka diçka zyrtare.

“Kur kanë mbetur vetëm edhe 40 orë deri te seanca e Kuvendit të Kosovës për qeverinë Kurti, sigurisht se kemi inflacion hamendësimesh e spekulimesh. Natyrisht që komunikimi, konsultimet dhe takimet midis LVV dhe LDK janë intensifikuar në këto orë të fundit, por kur të kemi marrëveshje, do t’iu njoftojmë. Deri atëherë, dikush mund ta ketë nga dëshira e dikush nga frika, dikush me motiv të mirë e dikush me qëllim të keq, por e vërteta dhe e sakta nuk ndodhen aty”, thuhet në përgjigjen zyrtare të VV-së.

Ndërkaq, gjatë gjithë kohës është raportuar në media se marrëveshja mes dy partive tashmë është punë e kryer dhe sa ajo do të nënshkruhet nesër.

Komento: