Marrëveshja me VV-në, LDK nesër në orën 13:00 mbledh Këshillin e Përgjithshëm

20:00 | 01 Shkurt 2020

Nesër pritet të arrihet marrëveshja për koalicionin LDK-VV.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do të mblidhet nesër me fillim prej orës 13:00.

Ftesa për këtë mbledhje u është dërguar të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, shkruan lajmi.

Aty do të paraqitet dhe prezentohet marrëveshja e arritur me Vetëvendosjen.

Teksa, e njëjta pritet të nënshkruhet nesër më vonë gjatë ditës.

Kujtojmë, se sipas pajtueshmërisë për bashkëqeverisje mes këtyre dy partive, Glauk Konjufca do të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit, teksa pozitën e tij do ta zë dikush nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Komento: