
Edhe nesër na presin temperatura pranverore.
Nesër në Kosovë pritet të ketë temperature pranverore.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat nesër pritet të arrijnë deri në 15 gradë.
Minimalet do të sillen rreth 2 deri në 4 gradë.
Njoftimi i plotë nga IHMK:
Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.