Lajmërohet Agim Veliu, flet për koalicionin me VV-në

23:30 | 01 Shkurt 2020

Neser pritet të arrihet marrëveshja LDK-VV.

Edhe nënkryetari i LDK-së, i cili që nga fillimi ishte një ndër zërat më skeptik për koalicion me VV-në, Agim Veliu ka reaguar pas konfirmimit të arritjes së marrëveshjes.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Veliu ka thënë se vetëm stabiliteti dhe fuqimi i LDK-së e bën krenar secilin, shkruan lajmi.

“Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”, ka shkruajtur Veliu.

Veliu ndërkohë ishte një ndër njerëzit e paktë në LDK, i cili që nga fillimi shprehej skeptik dhe kundërshtonte vazhdimisht ofertat e Vetëvendosjes.

Madje, nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi kishte treguar një moment interesant nga takimet me LDK-në, njërin prej të cilëve sipas tij, Veliu ishte ngritur në këmbë e kishte thënë “qonu se s’ka sen këtu”.

Komento: