Mjet shpërthyes te liqeni i Batllavës, ndërhyjnë KFOR-i e FSK-ja

09:21 | 02 Shkurt 2020

KFOR-i e FSK-ja ka ndërhyrë pasi është gjetur një mjet shpërthyes te liqeni i Batllavës.

Në afërsi të liqenit të Batllavës, një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyes

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Brainë të Podujevës, ku një dëshmitar ka njoftuar policinë se në afërsi të liqenit të Batllavës, ka hasur në një mjet shpërthyes.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR’it dhe FSK’së, në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit.

Komento: