
Gent Cakaj ka uruar VV-në dhe LDK-në në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka thënë se po presin me padurim që të fillojnë biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve
“Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm. Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Cakaj.