Ja ku e kaloi ditën e fundit si kryeministër Ramush Haradinaj

16:45 | 02 Shkurt 2020

Sot ka qenë dita e fundit e Ramush Haradinajt si kryeministër.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar ditën e fundit si kryeministër që të ngjitet në Grykën e Deçanit.

Haradinaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, disa fotografi ku shihet bashkë me Kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, të cilin edhe e ka falënderuar për mikpritjen.

“Ecje sot në Grykën e Deçanit. Faleminderit për mikpritjen kryetarit Ramosaj”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: