26 vjeçari shqiptar zhduket në Angli, policia kërkon ndihmë

18:11 | 02 Shkurt 2020

Zhduket 26-vjeçari shqiptar në Angli.

Policia angleze ka dhënë alarmin për zhdukjen e një shqiptari në rrethana ende të pasqaruara.

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për Bledi Ciflikun. Ai është i moshës 26 vjeç.

Sipas policisë angleze për të fundit herë, ai është parë më 3 Janar 2020.

Cifligu jetonte zonën Weston-super-Mare, North Somerset.

Policia është njoftuar nga të afërmit e tij.Policia lokale në Somerset ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e Bledi Ciflikut.

Për momentin nuk jepen të dhëna të tjera nëse Bledi Cifliku ishte një emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Britaninë e Madhe apo jetonte ilegalisht.

Komento: