
LDK ka propozuar Agim Veliun për ministër të Punëve të Brendshme.
Anëtari i VV’së dhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Agim Veliu i LDK’së është zgjidhja më e mirë dhe figurë e ndritur, për postin e Ministrit të Brendshëm.
Kështu ka deklaruar ai në një lidhje telefonike me Rtv Dukagjini, ku ndër të tjera shtoi se Veliu do t’i dërgojë proceset e vendit përpara.
“Nuk ka zgjidhje më të mirë. Ai është figura më e ndritur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe besoj se do t’i çojë proceset përpara”, deklaroi ai.

Agim Bahtiri tutje ka shtuar se është i bindur se Agim Veliu do të luftojë krimin dhe korrupsionin, me pozitën e tij të re.
Ndryshe, ndër emrat e LDK’së për udhëheqës të ministrive, Veliu është propozuar për Ministër të Brendshëm, gjë e cila ka ngjallur reagime të shumëta.