Ministrat e qeverisë Haradinaj betohen si deputetë

11:52 | 03 Shkurt 2020

Betohen si deputetë ministrat e qeverisë Haradinaj.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar me betimin e 9 deputetëve që nuk ishin betuar në seancën e 26 dhjetorit, raporton Gazeta Express.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka ftuar fillimisht deputetët për të bërë betimin.

“103 deputetë, ju njoftoj se seancën konstituive kanë munguar 9 deputetë për ta dhënë betimin, deputeti që mungon në seancë, betimin e bën në mbledhjen e radhës, i njoftoj deputetët që nuk e kanë dhënë betimin”, tha Konjufca.

Më vonë është bërë edhe betimi i këtyre 9 deputetëve.

Komento: