Deputetja e AAK-së: “Qeveria e shpresës”, qeveri si ujku e dhia

12:40 | 03 Shkurt 2020

Teuta Haxhiu thotë se “Qeveria e shpresës” është qeveri si ujku e dhia.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Teuta Haxhiu, është treguar e ashpër ndaj Albin Kurtit.

Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, është treguar e ashpër ndaj koalicionit LVV-LDK, e në veçanti ndaj Albin Kurtit, raporton lajmi.net.

Në fjalimin e saj, Haxhiu, ia kujtoi të gjitha deklaratat që Kurti i kishte bërë kundër Mustafës gjatë gjithë kohës, madje edhe gjatë negociatave për bashkëqeverisje.

Ajo po ashtu ka thënë se duke e parë se si kanë ndryshuar deklaratat dhe sjelljet e Kurtit ndaj Mustafës e LDK-së, “Qeverinë e shpresës”, e quajti “Qeveri si ujku e dhia”.

Haxhiu, po ashtu Kurtin e quajti mashtrues.

“Dita e mirë shihet në mëngjes e mëngjesi duket se është shumë i zymtë. Urojmë të ndodh e kundërta sepse Kosova është e të gjithëve”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Theksojmë se gjatë gjithë kohës sa Haxhiu mbante fjalimin e saj, ishte kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, i kërkonte asaj që të përqendrohej në ekspozenë e Kurtit dhe jo për kritikat ndaj tij.

Komento: