Sqarohet Kuvendi: E shoqëruara nga Policia e Kosovës është zyrtare e administratës

16:54 | 03 Shkurt 2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media kanë sqaruar tollovinë e krijuar sot para objektit të Kuvendit ku një femër është shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Nga Kuvendi kanë konfirmuar se e shoqëruara në polici është zyrtare e administratës, ndërkohë kanë specifikuar se ajo vetëm në cilësi të të dëmtuarës është përcjellë nga makina e policisë.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është prangosur, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka sqaruar se rasti nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme por me një rast familjar.

“Është shoqëruar në stacion policor një femër, nuk ka lidhje me ngjarjet e sotme. Dyshohet se ka të bëjë me një problem familjar”, ka thënë ai.

Komento: