Kuvendi voton qeverinë e re, me kryeministër Albin Kurtin

17:59 | 03 Shkurt 2020

Albin Kurti-kryeministër i ri i Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Me 86 vota për 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur.

Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit.

Komento: