Isa Mustafa uron Albin Kurtin: Nuk e ki leht!

18:46 | 03 Shkurt 2020

Kuvendi i Kosovës me 66 vota e ka votuar Qeverinë e propozuar nga Albin Kurti.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurti i cili u votua para pak çasteve në Kuvendin e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar.

Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj.

Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM

Komento: