Ja sa është rroga dhe pasuria e Kurtit

20:53 | 03 Shkurt 2020

Mësohet sa është rroga dhe pasuria e Albin Kurtit.

Albin Kurti sot me 66 vota pro të deputetëve u zgjodh kryeministër i Republikës së Kosovës.

Me zgjedhjen në këtë pozitë, Kurti tash ka rrogën 2950 euro. Këtë pagë ai do ta marrë së pasku deri në muajin prill kur do të mësohet se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse ligji i ri hynë në fuqi, Kurti do të marrë 2151 euro në muaj.

Por cila është pasuria e deklaruar e Kurtit?

Kurti ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesën e bashkëshortes së tij në Oslo të Norvergjisë me vlerë 400 mijë euro.

Për këtë banesë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë e Antikorrupsionit, bashkëshortja e Kurtit ka marrë kredi 270 mijë euro.

Të ardhura vjetore Kurti ka deklaruar pagën e deputetit 19,189 euro. Ndërsa paga vjetore e bashkëshortes së tij në Oslo është deklaruar 42.240 euro.

Para të kursyera Kurti ka deklaruar 10 mijë euro të cilat poashtu janë në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij.

Komento: