Ish-kryeministri Haradinaj: Engel, mbrojtësi më i madh i kauzave tona të drejta

20:55 | 06 Shkurt 2020

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për të cilin ka thënë se është mbrojtësi më i madh i shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta.

“Në Kongresin amerikan, drekë pune me mikun e madh të shqiptarëve dhe Kosovës, Kongresmenin Eliot Engel. Është fat i madh që kemi Kongresmenin Engel në krah të Kosovës si mbrojtësin më të madh të shqiptarëve, Kosovës dhe kauzave tona të drejta”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se kanë folur edhe për sfidat e Kosovës.

“Me Kongresmenin Engel biseduam për progresin dhe sfidat e Kosovës. Kemi demokraci të konsoliduar mirë dhe duhet që bashkë me ShBA të ballafaqohemi me sfidat”, ka thënë Haradinaj.

Komento: