
Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë pasi një shtyllë elektrike ka marrë flakë në pjesën e njohur si ‘Kafet e Rakisë’.
Si rezultat, një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa rrymë.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi të shtyllës duke u djegur.
Ekipe të KEDS’it janë duke u marrë me zgjidhjen e problemit.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

