
Vendi ynë këto ditë është karakterizuar me reshje të borës si dhe erëra të forta.
Ishte komuna e Pejës dhe ajo e Istogut që ishin më të prekura nga erërat, shkruan ORAinfo.
Dëme të mëdha materiale u shkaktuan në shumë vende, e sidomos në fshatin Rohot të komunës së Pejës.
Kulmet e shtëpive si dhe objekte të tjera janë shkatërruar si pasojë e këtyre erërave.
ORAinfo ka siguruar disa pamje në të cilat mund të shihen dëmet e shkaktuara.
Pamjet në fjalë janë të siguruara nga familja e K.B të fshatit Rohot./ORAinfo/
Për më tepër mund të shihni vet pamjet më poshtë:




