
Albin Kurti ka takuar ambasadoren e Luksemburgut.
Themelimi i qeverisë së re dhe pjesëmarrja e grave në qeverisje janë uratat që i pranoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga ambasadorja e Luksemburgut, Natacha Gomes, në takimin e mbajtur në Kryeministri.
Brenda këtij takimi u tha se shteti i Luksemburgut ka qenë prej të parëve që e ka përkrahur Pavarësinë e Kosovës dhe si i tillë për shtetin e Kosovës është vend i afërt e mik.
E brenda kësaj u shpreh interesim i hapur e serioz që shteti i Luksemburgut të ndihmoj në përmirësimin e kushteve të departamentit së shëndetësisë.
Kurti po vazhdon të pres në takim zyrtarë dhe diplomatë të vendeve të ndryshme që po i shprehin urimet për marrjen në udhëheqje të vendit.