Edhe ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

10:46 | 08 Shkurt 2020

Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë shprehur ngushëllime pas vdekjes së ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, raporton Gazeta Express.

Përmes Twitterit, ambasada amerikane kanë ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistës e Kosovës.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, kanë shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86 vjeçare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie nesër në Kosovë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Pagarushë të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj.

Pas varrimit, e pamja do të vazhdojë edhe për dy ditë të tjera deri më datë 11.02.2020 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nga 8:00 deri në 17:00.

Komento: