E privoi nga jeta shokun, Gjykata e Apelit merr ketë vendim për Liridon Uruqin

16:25 | 24 Shkurt 2020

Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat në rastin e Liridon Uruqit.

Apeli e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës Themelore në Gjilan i datë 30.12.2019, ku Uruqi u dënua me 18 vjet e gjashtë muaj burgim.

Ai shpallet fajtor për privim nga jeta të shokut të tij, Fatlind Arifit.

Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj.

Ndryshe, siç kishte njoftuar Prokuroria, “më 28.07.2018, në fshatin Bresalc komuna Gjilan, i pandehuri Liridon Uruqi, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me re’vole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e godet në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga plagët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital”.

Komento: