A është Kosova e përgatitur përkoronavirus dhe a ka vend për panik

20:20 | 24 Shkurt 2020

Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të madhe për të gjithë.

Nga e shtuna në Kosovë është dyshuar për tri raste të prekura me virusin që po merr jetë njerëzish nga e gjithë bota. Megjithatë, rezultatet që janë bërë për tre këta persona, tregojnë se në vend ende nuk ka persona të prekur me koronavirusin.

Një gjë të tillë ka konfirmuar drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili derisa thotë se nuk duhet të ketë panik, bën thirrje për kujdes të higjienës personale.

Naser Ramadani në një intervistë tregon se tashmë ka raste të shtuara të pacientëve që vijnë vullnetarisht për t’u diagnostifikuar nëse janë të prekur me këto sëmundje apo jo.

Sipas Ramadanit, krejt procedura e futjes në punë për të diagnostifikuar një person nëse është i prekur me këtë virus apo jo, është tri orë e gjysmë deri katër.

Komento: