Këshilla për punonjësit që merren me rastet e dyshimta të Koronavirusit në Kosovë

21:37 | 24 Shkurt 2020

IKSHKP ka dhënë disa këshilla për punonjësit që merren me rastet e dyshimta të Koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa këshilla për punonjësit që merren me rastet e dyshimta apo të konfirmuara të Koronavirusit.

Persona që janë të dyshimtë me këtë virus, sipas IKSHKP-së duhet të kontrollohen në një dhomë të veçantë, transmeton Indeksonline.

Pacienti i dyshuar duhet të ketë të një maskë kirurgjikale. Të bëhet higjiena e duarve dhe rasti tër raportohet në autoritetet publike.

Personeli i kujdesit shëndetësore që merren me raste të koronavirusit, duhet të vetë-monitorohen për çfarëdo simptoma gjatë 14 ditëve të ardhshme pas ekspozimit ndaj një rasti të konfirmuar.

Komento: