
AAK-ja ka mbledhur 41 nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.
Mbledhja do të mbahet gjatë ditës së nesërme, me fillim prej orës 14:00, shkruan lajmi.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Kuvendit.
Po ashtu, është bërë e ditur se për këtë çështje janë mbledhur gjithësej 41 nënshkrime.