
Milan është mposhtur në shtëpi nga Genoa.
Rossonerët janë mposhtur në ‘San Siro’ 1:2 nga Genoa, ekip që po lufton të mbetet në elitë edhe për sezonin tjetër.
Mysafirët realizuan dy gola në pjesën e parë, përmes Goran Pandev (7’) dhe Cassata (41’).
Vendasit u kundërpërgjigjën me Zlatan Ibrahimovic (77’) por dukej se ishte vonë.
Milan mbetet në vendin e shtatë me 36 pikë, teksa Genoa del nga zona e rrezikshme – duke u pozicionuar në pozitën e 17 me 25 pikë.