Po largohet nga Real Madridi, Rodriguez vendos për të ardhmen e tij?

20:59 | 12 Mars 2020

Duket se James Rodriguez ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli kolumbian pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen pasi nuk po gjen hapësira të mjaftueshme aty

James Rodriguez është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Real Madrid.

Ylli kolumbian pritet të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit pasi nuk po gjen hapësira në ekipin e Zinedine Zidanet.

Dhe, e përditshmja spanjolle “Marca” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Portos, Monacos dhe Bayern Munichut ka shfaqur Ëolverhamptoni.

Përfaqësuesi kolumbian nuk do ta përjashtonte mundësinë e transferimit në Premierligë.

Dhe, në një ekip më mesatar si Ëolverhamptoni ai do të kishte më shumë hapësira dhe do të mund ta rikthente formën e dikurshme.

Komento: