Elezaj tregon se nga cili vend janë familjet që patën kontakt me të prekurën me koronavirus

23:14 | 13 Mars 2020

Kryetari i Klinës ka treguar se nga cili vend ishin familjet që patën kontakt me të prekurën me koronavirus.

Zenun Elezaj, ka thënë se me vendim të Qeverisë qyteti i tyre është në karantinë.

Ai për klankosova.tv deklaroi se në vazhdim do të marrin edhe informacionet të tjera dhe udhëzime plotësuese nga institucionet e vendit për karantinimin.

“Policia ka filluar të dalë në qytet ka vendosur pika dhe janë duke kontrolluar”.

Elezaj më tej tha se shtetasja italiane e prekur me koronavirus ka pasë kontakte me familjet në fshatin Leskoc të Klinës.

Komento: