
Është mësuar se a ka raste të reja të dyshuara me koronavirus në komunën e Lipjanit.
Një qytetarë nga komuna e Lipjanit është i infektuari i fundit me koronavirus që u raportus sot. Lajmin e ka berë të ditur Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Zëdhënësi i komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi në një prononcim për portalin FrontOnline ka thënë se pas konfirmimit të rastit të parë nga IKShPK-ja nuk ka raste tjera të dyshuara.
“Raste tjera te dyshuara nuk ka per momentin nga Komuna e Lipjanit, personi i infektuar është nga fshati Janjevë dhe ditë më parë ka arshur nga Gjermania”, ka bërë të ditur Bytyqi.
Zëdhënësi i Komunës ka treguar edhe për masat që kanë marrë kjo Komunë për ta menaxhuar situatën pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
“Për ta menaxhuar situatën Komuna e Lipjanit i ka marrë të gjitha masat e kerkuara nga plani i ministrise se shendetesi”, ka then Bytyqi.
Bytyqi tha se kanë bërë dezinfektimin e institucioneve Publike, QKMF, AMF, institucioneve parashkollore dhe shkollore, autobusve,stacioneve, bibliotekave etj.
Ai tha se të gjitha institucionet e kësaj komune janë furnizuar me masat mbrojtësë për parandalimin e koronavirusit.
“Janë furnizuar me dezinfektues institucionet dhe me materale te tjera maska doreza etj”, tha ai.
Për dallim nga komunave tjera, Komuna e Lipjanit ka bërë lansimin e nje aplikacioni online për identifikimin e bashkatdhetarëve.