
Deputetja e VV-së ka treguar qëllimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetja e Vv’së, Fatmire Mulhaxha Kollcaku, ka thënë se për LDK’në nuk ka fare rëndësi taksa për rrëzimin e qeverisë, pasi që po bëhet me një parti që është për mbajtjen e saj.
Ajo thotë se së pari ishte e paarsyeshme që e kishin vënë në pozitën e ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliun. Ajo thotë se për një parti që gjithmonë thotë që ka kuadro, kjo është e paarsyeshme. Në një shkrim në Facebook, ajo thotë se puna e mirë që ka bërë qeveria në parandalimin e krizës po u pengon kundërshtarëve.
‘’Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit. Si epidemiologe e ritheksoj nevojën për bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse që janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e situatës’’, thotë ajo.
‘’Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar VV dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se: Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro.’’, shton Mulhaxha.
Ajo tutje thotë se probemi i taksës nuk ekziston për LDK;në, por vetëm qëllimi që të jenë kundër VV’së.
‘’Koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që na zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se na qenkan të vetme të natyrshme. Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet: “Do të gjindet një zgjidhje kreative”??!!’’, shkruan ajo.
‘’Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër VV’së’’.