Mustafa thirrje Kurtit: Hiqe taksën, anulo vendimin për Veliun dhe kërkoj falje LDK-së

09:27 | 20 Mars 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka qartësuar edhe një herë situatën se si ka ardhur deri tek mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka treguar se i kishte dërguar letër Kurtit më 16 mars, ku i kishte shprehur shqetësimin e tij për pozicionimin e kryeministrit për taksën.

“Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor”, i kishte shkruar Mustafa, Kurtit.

Por kështu nuk ndodhi. Mustafa thotë se përgjigja që mori nga Kurti ishte shkarkimi i Agim Veliut e më pas shpallja tradhtar e tij.

“Përgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se pret nga Kurti që ta heq taksën, t’i kërkojë falje LDK-së si dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut.

Ja postimi i tij i plotë:

I nderuari Kryeministër, Kurti

Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.

Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës.

Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë.

Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.

Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për të bërë ndryshime.

Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.

Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.
Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.”

Mustafa ka shkruar se pret që Albin Kurti të heq tarifën dhe të kthejë Agim Veliun në postin e Ministrit të Brendshëm.

“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.
Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë

Komento: