
Haki Abazi e ka quajtur Avdullah Hotin postier të Isa Mustafës dhe mashë të Hashim Thaçit.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratës së Avdullah Hotit, ku ky i fundit tha se bëri mirë që nuk e la Abazin e Lëvizjes Vetëvendosjes të vijë në Lidhjen Demokratiket të Kosovës. Abazi e quajti Hotin postier i kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe mashë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
“Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet”, ka thënë Abazi.
“Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Postimi i plotë:
1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë.
Sigurisht ka më shumë
2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma.
E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional.
Sot?!
3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK.
Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK.
Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin.
Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit.
LDK e atëhershme është larg, shumë larg.
Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.
Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq.
4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit.
Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra.
Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.