Konfirmohen edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 86

22:04 | 26 Mars 2020

Janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Është rritur numri i të prekurve me këtë virus në Kosovë, duke shkuar kështu në 86, shkruan ORAinfo.

Sipas njoftimit të IKSHP-së, të 7 rastet janë nga Malisheva, nga gjithsej 25 të testuara./ORAinfo/

Njoftimi i plotë:

‘Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim.

Komento: