
Lutfi Hazriri i ka dhënë një ‘goditje’ Vjosa Osmanit me deklaratën e tij të fundit.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, duke thënë që LDK-ja nuk e ka në kulturën e vet që t’ia mbyll dyert askujt e as linçimin e njerzëve përmes rrjeteve sociale.
Haziri ka thënë nuk po e kupton të tjerët që po lypin azil politik të Albin Kurti, duke aluduar për një kalim të mundshëm të Vjosa Osmani në Vetëvendosje.
“Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Shkrimi i Hazirit:
LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.
Opurtonistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.
Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.
Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës!