
Ambasada në Ankara ka lëshuar sot një njoftim për kosovarët e mbetur në Turqi për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19.
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë Ambasadën në Ankara ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.