Fondacioni i Elvis Naçit ka dhuruar 10 mijë kg miell për Skënderajin

15:43 | 27 Mars 2020

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Jashari në emër të qytetarëve të Skenderajt ka falënderuar këtë fondacioni, hoxhën Elvis Naçi dhe aktorin Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë.

“Të dashura familje në nevojë, kërkoj nga ju që të qëndroni në shtëpitë e juaja, Qendra për Punë Sociale do t’iu sjellë ndihmat në shtëpi. Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ja statusi i tij:

Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha i nderuar, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Në emrin tim dhe emër të qytetarëve të Skenderajt mirënjohës e falënderues ndaj këtij fondacioni, hoxhës Elvis Naçi dhe aktorit Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë.

Të dashura familje në nevojë, kërkoj nga ju që të qëndroni në shtëpitë e juaja, Qendra për Punë Sociale do t’iu sjellë ndihmat në shtëpi.

Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ ia dalim!

Komento: