Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Ahmeti kërkon nga qytetarët ta respektojnë ‘orën policore’

17:41 | 31 Mars 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës bëri shkelje kushtetuese me vendimin për orë policore

Ai ka theksuar se vendimi i gjykatës hyn në fuqi më 13 prill.

“Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Qetë ta mbrojmë jetën tonë!

Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues.

Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill.

Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17.

Jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën tuaj.

Komento: