Ministri Vitia me njoftim të ri: Shërohet edhe një pacient nga koronavirusi

20:20 | 31 Mars 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë edhe një lajm të mirë.

Ai përmes një njoftimi në facebook, ka treguar se është shëruar edhe një pacient nga koronavirusi, shkruan ORAinfo.

Ai tha se për këtë rast të shëruar është njoftuar nga IKSHP-ja.

Ministri ka ripërsëritur thirrjen për kujdes, vetdisiplinë dhe solidaritet./ORAinfo/

Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij:

Një njoftim i ri, i mirë po ashtu.

Sapo u njoftuam nga IKSHP që edhe një pacient është shëruar.

Deri sot në Kosovë janë shëruar 6 qytetarë tanët.

Vlen me shumë se kurrë thirrja: kujdes, vetdisiplinë, solidaritet!

Rrini në shtëpi!

Së bashku do ia dalim!

Komento: