
Albin Kurti ka thënë se e kishte ndjerë që LDK-ja nuk ndihej rehat në koalicion me VV-në.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se e kishte një ndjenjë se LDK nuk e donte për kryeministër atë.
Sipas tij, LDK nuk mund ta pranonte dot që ishin të dytët në zgjedhje.
‘’Kam përshtypjen që nuk kanë qenë rehat me ne. Ai thoshte, që po të mos kishte dëshirë nuk do të ishim këtu bashkë. E kam ndjerë nëjfar sikleti të madh të tyre pse VV doli e para. Unë mendoj që aq shumë kanë qenë të bindur, saqë asnjëherë nuk kanë dashur t’ia pranojnë as vetes se janë të dytët. Saqë ju pata thënë në takim që a jeni të interesuar të bëhem kryeministër, sepse nëse nuk jeni, mos mashtroni as mua e as vete”- ka shtuar Kurti.